2014 DAFOH Petition in Albanian to UN High Commissioner for Human Rights

Peticion Drejtuar Komisionerit te Larte te te Drejtave te Njeriut te Kombeve te Bashkuara Duke i Bere Thirrje per t’i Dhene Fund te Menjehershem Marrjes se Forcuar te Organeve prej Praktikuesve te Falun Gong ne Kine

 

Konteksti

Republika Popullore e Kines (RPK) renditet ne vendin e dyte sipas numrin te transplatimeve te organeve te kryera ne vit ne baze vendi, e megjithate nuk ka ndonje program publik donacioni organesh qe ta mbeshtese kete numer apo nje sistem shperndares organesh ne Kine dhe kultura e pupollit kinez eshte kunder dhurimit te organeve. Mjeket ne Republiken Popullore te Kines filluan te kryejne transplatimin e organeve duke perdorur organet e marra nga te burgosurit e ekzekutuar ne vitet 1980. Ne qershor 2001, mjeku kinez Dr. Wang Guoqi deshmoi para Nenkomitetit te Çeshtjeve Nderkombetare te Kongresit Amerikan se spitalet vepronin me dijenine e agjencive shteterore te rendit per te hequr organet nga te burgosurit e ekzekutuar pa ndonje leje me shkrim nga donatoret. Keto transplantime u bene burim fitimprures te ardhurash per spitalet kineze. Praktika e marrjes se organeve pa leje nga te burgosurit eshte nje shkelje e etikes mjekesore dhe eshte denuar nga organizata nderkombetare mjekesore si Shoqata Boterore Mjekesore, Shoqeria e Transplatimeve dhe nga gjithe komuniteti i atyre qe merren me transplatime. Per te mbrojtur familjet dhe te njohurit e tyre nga pasojat gjate mbajtjes ne burgim, shume te burgosur Falun Gong refuzojne te japin emrat e tyre te vertete apo informacion tjeter identifikimi. Kjo ben qe ata te behen objekt per abuzim transplantesh. Ne vitin 2006, kerkuesit kanadeze avokati i te drejtave te njeriut David Matas dhe ish Sekretari i Shtetit per Azine e Pacifikun David Kilgour kryen nje investigim mbi ipotezat se te burgosurit Falun Gong po perdoreshin per marrje organesh. Ne baze te fakteve te gjera dytesore, raporti i tyre pati si konkluzion se akuzat ishin te verteta dhe se dhjetera mijra praktikues Falun Gong mund te ishin vrare per organet e tyre. Pas vitit 1999, rritja ne menyre te shumefishte e transplatimeve ne Kine koinçidoi me fillimin e nje persekutimi te paligjshem dhe mizor te praktikuesve Falun Gong. Ne kushtet e mungeses se nje programi publik dhurimi organesh dhe renies te numrit te ekzekutimeve, praktikuesit Falun Gong te ndaluar u bene pjese e nje grupi te gjalle burimi organesh gati per t’ju marre organet sipas kerkesave. Kjo ka kontribuar ne rritjen e numrit te transplatimeve ne Kine me 10,000 ne vit. Praktikuesit e Falun Gong i jane nenshtruar ekzaminimeve mjekesore gjate kohes ne ndalim si testime gjaku, urine, radiografi dhe ekzaminime fizike. Keto ekzaminime nuk mund te ishin te motivuara nga perkujdesja mjekesore perderisa praktikuesit Falun Gong te ndaluar persekutohen dhe torturohen. Eshte e pashpjegueshme qe qendrat e arrestit do te benin keto shpenzime shtese per testime mjekesore pa patur perfitime financiare. Zyrtare te larte te Partise Komuniste jane te implikuar ne marrjen e forcuar te organeve nga praktikuesit e Falun Gong kur keta jane akoma gjalle. Ne vitin 2012, David Matas tha ne konferencen vjetore te Shoqates Nderkombetare te Studjuesve te Gjenocidit ne San Francisko:

“Me 30 nentor 1999, kreu i ‘Zyres 610’ Li Lanqing shpalli politiken e re te qeverise mbi praktiken: ‘Prishini reputacionin, falimentojini financiarisht dhe shkaterrojini fizikisht’. Nje thirrje per te shkaterruar Falun Gong fizikisht eshte nje thirrje per gjenocid. Nuk eshte fjale per fjale nje thirrje per gjenocid nepermjet marrjes se organeve. Megjithate, kur kjo grabitje organesh ndodh ne kontekstin e nje thirrjeje per shkaterrim fizik, keto te dyja duhet te lidhen. Marrja e organeve eshte menyra. Shkaterrimi fizik eshte qellimi.”

Nen kushtet kur ekziston “ekzekutimi i te burgosurve”, vrasja e njerezve per t’u marre organet per transplatim eshte nje krim kunder njerezimit dhe shkelje e etikes mjekesore. Kerkesa e larte per transplatim organesh nuk duhet te justifijone abuzime. Praktikuesit e Falun Gong, qe perbejne grupin me te madh te burgosurve te ndergjegjes ne Kine, jane objekti kryesor i ketij krimi ndaj njerezimit.

Peticion

Ne, nenshkruesit e meposhtem, jemi te alarmuar nga faktet e rrembimit me force te organeve prej praktikuesve Falun Gong te ndaluar ne Kine. Ne e kuptojme se rrembimi me force i organeve prej praktikuesve Falun Gong si viktimat kryesore te ketij krimi kunder njerezimit eshte nje lloj mizorie e pa pare ndonjehere. Ne shpresojme se dhenia fund e rrembimit me force te organeve prej praktikuesve te Falun Gong gjithashtu do t’i jape fund kesaj praktike imorale mbi grupe te tjera te prekura nga ky krim ne Kine si Ujguret, Tibetanianet dhe te Krishteret qe praktikojne ne shtepi. Ne i kerkojme ketu Komisionerit te Larte te te Drejtave te Njeriut te Kombeve te Bashkuara:

1. Ju lutemi bejini thirrje Kines qe te ndaloje menjehere marrjen me force te organeve nga praktikuesit e ndaluar te Falun Gong ne Kine.

2. Ju lutemi nisni nje investigim te metejshem qe do te çonte ne ndeshkimin ligjor te fajtoreve te implikuar ne kete krim kunder njerezimit.

3. Ju lutemi bejini thirrje qeverise kineze qe te ndaloje menjehere persekutimin mizor te Falun Gong qe eshte shkaku kryesor i marrjes me force te organeve prej praktikuesve te Falun Gong.

Lutemi vendosni firmen ne mbeshtetje te ketij peticioni deri ne daten 30 nentor 2014.   [raw][contact-form subject=”Albanian_Signature for 2014 DAFOH Petition to UNHRC” to=”[email protected]”] [contact-field label=”First name (required)” type=”name” required=”true” /] [contact-field label=”Last name (required)” type=”name” required=”true” /] [contact-field label=”Email (required)” type=”email” required=”true” /] [contact-field label=”Address 1″ type=”text” /] [contact-field label=”Address 2″ type=”text” /] [contact-field label=”City” type=”text” /] [contact-field label=”Post code” type=”text” /] [contact-field label=”State” type=”text” /] [contact-field label=”Country (required)” type=”text” required=”true” /] [contact-field label=”Profession” type=”text” /] [contact-field label=”Comments” type=”text area” /] [/contact-form][/raw]   Informacioni i kontakteve tuaja i kerkuar me siper do te perdoret vetem ne kontekstin e ketij peticioni. Informacioni juaj nuk do te ndahet me asnje pale te trete. Une, i nenshkruari, lejoj Organizaten e Mjekeve Kunder Marrjes me Force te Organeve (dafoh.org) qe te kete origjinalin apo kopjen e deklarates sime te firmosur dhe t’ja dorezojne ate Keshillit te te Drejtave te Njeriut te Kombeve te Bashkuara, Organizates Boterore te Shendetit, Shoqerise se Transplatimit, gjithe qeverive dhe parlamenteve dhe organizatave te tjera te besueshme per te ndaluar mizorite imorale te marrjes me force te organeve ne Kine.